Rama: Programi i PD-së si firmat piramidale



Rama: Programi i PD-së si firmat piramidale

15:55 13/04/2021

“Lufta për Reformën në Drejtësi nuk do jetë e lehtë”

Në kulmin e fushatës zgjedhore, me të rinjtë e Librazhdit, Edi Rama  nuk mbajti një fjalim tipik elektoral, por zgjodhi një rrëfim personal, duke u përqendruar më shumë tek ato që mendon se ato që thotë në publik.

Gjatë kësaj fushate e kemi dëgjuar shpesh t’ju kërkojë votuesve që t’i vlerësojnë partitë në garë nga forca e karakterit të liderit dhe foli gjatë për karakterin e tij të sulmuar jo pak nga oponentët.

Një nga ato që i vuri në dukje arrogancë është dhe Albana Hana, kandidatja e Elbasanit që u përzgjodh nga portali ‘Deputeti që duam’, e që në takimin e Prrenjasit tha se ishte shembulli më i mirë i vullnetit për ta çuar drejtësinë përpara.

Në të dy takimet u mor gjatë me premtimet elektorale që bën Lulzim Basha dhe i krahason ato me firmat piramidale.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj renditi punët e bëra në kryeqytet me mbështetjen e qeverisë.

Në nisje të muajit të Ramazanit nuk mungoi dhe urimi i Kryeministrit që zgjodhi ta bëj në xhamin e Ethem Beut që ju dorëzua komunitetit mysliman në këtë ditë të rëndësishme për ta, pas restaurimit total që ju bë nga Ministria Kulturës.

Tv Klan







Të ngjashme