Në fjalën e tij në çelje të fushatës zgjedhore, Kryeministri Edi Rama tha se  ka 1001 arsye përse shqiptarët duhet t’i japin socialistëve një mandat të tretë dhe ditët që do të vijnë do të shërbejnë për t’i thënë të gjitha këto arsye.

Kryeministri tha se forca që ai drejton synon ndryshimin me sezbën të këtij vende, për të provuar sipas tij me sezbën që ky vend bëhet,

“Një gjë është e sigurt, unë jam këtu bashkë me të gjithë ju, jo për vete, po për emrin tim, për trashëgiminë më të rëndësishme që një baba u le fëmijëve të vet, kujtimin e tij. Dhe natyrisht për të nderuar të gjithë ata që përpara meje, qofshin të një gjaku si familje, qofshin të një gjaku si shqiptarë, qofshin të dy brezave më parë, të disa brezave më parë kanë bërë të njëjtën gjë, kanë bërë të njëjtën gjë, sepse kanë besuar të njëjtën gjë dhe sigurisht që në këtë ku shumëkush mendon se janë të gjithë njësoj, në fakt janë ata që janë ndryshe nga të tjetër të bëjnë diferencën, sepse po të mos ishin ata, kjo botë nuk do të kishte ndryshuar kurrë”.

Dhe unë jam këtu bashkë me të gjithë skuadrën e PS për ta ndryshuar me sezbën këtë vend, për të provuar me sezbën që ky vend bëhet, për të treguar me sezbën që puna është ajo që vlen dhe që ato që sjell puna, janë ato që mbeten. Padiskutim që në vetvete as unë, askush këtu, dhe as të gjithë ne bashkë nuk jemi zgjedhja më e mirë e imagjinueshme”.

Duke lënë modestinë mënjanë, Rama tha se më të mirë se socialistët nuk ka dhe u shpreh i bindur në fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.

Por në realitetin e jetën së përditshme, të më falin të gjithë për mungesën e modestisë ata që më ndjekin, por më të mirë se ne nuk ka, thjeshtë nuk ka. Është kaq e thjeshtë. Dhe të gjithëve duhet t’u mjaftojnë ato që kanë parë në të shkuarën, që provuar në të shkuarën, duhet t’u mjaftojnë ata që kanë jetuar në të shkuarën, që kur t’i shikojnë këta njerëz të të shkuarës që janë shfaqur në formën e një tabori, me një dhëndër absurd përpara tu thonë jo, deri këtu jo, shans tjetër për ju jo, shans tjetër për të njëjtin program ku ndryshon vetëm kursi i këmbimit, shans tjetër për të njëjtën skuadër, jo,  shans tjetër për të njëjtin mungesë karakteri në lidership, në sjellje, në vendime, në aksion, të një skuadre që ça thotë sot, s’bën nesër, e ça premton nesër e harron pasnesër, jo.

Dhe jo sepse ne jemi e keqja me e vogël, por sepse ne jemi e vetmja e mirë, sado e vogël, që Shqipëria ka sot në politikën e vet. PS në 25 Prill do të fitojë shumicën absolute, do të realizojë objektivat e saj, do të ketë mandatin e tretë, jo për vete, por për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë.

Të gjithë në së bashku do të bëjmë në 4 vitet e ardhme, më shumë seç kemi bërë në të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku, përfshirë edhe vitet tona këtu, sepse ne dimë ta kapërcejmë vetveten, ne dimë të ripërtërihemi, të vetë korrigjohemi dhe ne në fund fare e dimë, se nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi engjëj, nuk kemi ardhur këtu për të treguar sesa lart jemi ne e sa poshtë janë të tjetër, përkundrazi… Ne jemi shqiptarë që qysh se jemi krijuar si PS kemi pasur të parën Shqipërinë, jo me llafe po me vepra”.

Në fund, Rama iu drejtua me një urim kandidatëve socialistë: “S’ka më natën e mirë, por paçi të bardhë natën e parë të këtyre 30 netëve të bardha, për atë ditë kur shqiptarët do të vijnë dhe do të na japin mundësinë që të vazhdojmë t’ia zbardhim faqen Shqipërisë”./tvklan.al