Kryeministri Edi Rama thotë se shembulli i gabuar që japin udhëheqësit politikë bën që të ketë më shumë qytetarë që shkelin rregullat. I pyetur mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Opinion” se përse vendi ynë nuk mbyllet totalisht, Rama tha se nuk e kemi luksin për ta përballuar një mbyllje të tillë si disa vende të ndryshme të Europës, që sipas tij mbylljen e përballojnë falë buxhetit.

“Shqiptarëve, ti dhe kush flet si t’i i merrni të keqen, sepse këtë pjesën që shqiptarët kështu e ashtu e kam tmerr nuk e pranoj dot. Shqiptarët në shumicën dërrmuese janë arsyeja përse ne ia kemi dalë me sukses deri më tani, dhe kur them sukses flas për sukses relativ, nuk ka sukses absolut se mjafton një të vdesë dhe është shumë jo të vdesin çdo ditë njerëz. Por, shqiptarët ata që ju thoni s’bëjnë këtë s’bëjnë atë, janë arsyeja që ne ia kemi me dalë me sukses. Fakti që ka ndër shqiptarë edhe nga ata që e shkelin rregullin nuk do të thotë që ajo shfaqja atje justifikohet, dhe madje unë mendoj se pikërisht se ka politikanë, se ka udhëheqës pa karakter që bëjnë këto gjera edhe ajo pjesa e shqiptarëve që bëjnë gabim gjërat është me e madhe se ç’duhej të ishte normalisht. Nëse sot të dyja palët do kishin dalë atje me respekt për rregullat, nesër kjo do të kishte një impakt pozitiv. Nëse ato takimet e dasmorëve spontane gjoja, që presin dhëndrin që mezi po e presin që ti çlirojë nga diktatura, duke dalë rrugëve, sikur jemi akoma në vitet 90 kur bënin anti-mitingje apo demonstrime absurde nuk do ndodhnin edhe ajo pjesa e shqiptarëve që nuk respekton rregullat do ishte më e vogël. Por në fund të ditës keni parasysh një gjë, mos harroni që ne nuk jemi as Gjermania, as Franca, as Italia as Greqia që kemi luksin të bëjmë lockdoën sikur po bëjmë çdo muaj nga tre javë pushim, sepse të gjithë ato shtete lockdown-in e kanë të financuar nga buxheti europian. Ndërsa ne BE na la jashtë edhe për një numër simbolik vaksinash, për turpin e vet atje, të gjithëve ne këtu që jemi mu në mes të Evropës, as s’na dha nga 10 mijë vaksina secilit, që të fillojmë të vaksinojmë. Ata bëjnë një lockdown, marrin paratë dhe prapë se prapë depresioni që është atje në shumë ato vende, nuk është këtu. Kur flasim për pandeminë duhet të kemi parasysh të gjithë ekuilibrat jo vetëm këtë pjesë që s’diskutohet se gjëja me e thjeshtë më automatike është mbyllemi të gjithë në shtëpi, siç u mbyll Henri i 7-të. Futemi të gjithë nëpër shpija se nuk vjen ai në shpi, po kjo na çon në një katastrofë tjetër. Po të shikosh sot se sa insistuese po bëhen ndërhyrjet e shkencëtarëve të fushave të tjera për goditjet që po i bënë pandemia fëmijëve që nuk shkojnë nëpër shkolla, familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike, ku është rritur dhuna në familje. Vetëvrasjet apo shume elementë të tjera që tregojnë se nuk është kaq e thjeshtë. Shtrëngohu, mbyllu, mos dil nuk është kostoja vetëm financiare por kostoja psikologjike dhe morale e shoqërisë është shumë e rëndë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi më tej se përveç pasojave ekonomike, mbyllja totale do të sillte edhe pasoja të rënda sociale./tvklan.al