Rama publikon momentet e largimit të Merkel: Mirupafshim dhe faleminderit


Rama publikon momentet e largimit të Merkel: Mirupafshim dhe faleminderit

18:55 14/09/2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përfunduar vizitën e saj në Tiranë. Kryeministri Edi Rama e ka përcjell deri në aeroport kancelaren dhe ka ndarë në mediat sociale momentet kur ajo është larguar.

Mirupafshim dhe faleminderit Angela Merkel”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Merkel zhvilloi sot një vizitë në Tiranë, ku u takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe me Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

Kjo vizitë e Kancelares në Tiranë u zhvillua në kuadër të turit të lamtumirës që ajo zhvilloi në Ballkan, pasi në fund të këtij muaj do të largohet nga drejtimi i qeverisë./tvklan.al







Të ngjashme