Shkurton distancën me Sarandën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e aksit të rri rrugor Kardhiq-Delvin i cili pritet të hapet javën e ardhshme.

Rama thotë se punimet janë në fazën finale dhe shumë shpejt rruga do jetë e disponueshme për të gjitha automjetet dhe pushuesit që kërkojnë të shkojnë për pushime në Sarandë.

“Me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë“, shkruan Kryeministri Rama.

Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi prej 33 km dhe pjesë e tij është edhe tuneli i Skërficës. Ndërtimi i kësaj rruge ka nisur në vitin 2009, por punimet janë ndërprerë disa herë.

Rruga e re shkurton me gati 3 orë udhëtimin nga Tirana në Sarandë, pasi shmang Gjirokastrën dhe Qafën e Muzinës./tvklan.al