Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë pamjet nga by pass-i i Shkodrës. Kreu i qeverisë thotë se këtë verë kjo rrugë do të jetë frymëmarrje për shkodranët.

“Mirëmëngjes, dhe me bajpasin e Shkodrës që këtë verë do të jetë një frymëmarrje më shumë për shkodranët, me të gjithë elementet urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama./tvklan.al