“Impakt të shumanshëm dhe lehtësim i trafikut”

Kryeministri Edi Rama publikoi sot përmes rrjeteve sociale, pamje nga Unaza e Re e Beratit

Sipas kreut të qeverisë ky projekt i shumëpritur i infrastrukturës rrugore të qytetit, që do të ketë një impakt të shumanshëm në zhvillimin dhe njëkohësisht lehtësimin e tij nga trafiku.

Duke qenë se Berati është e vetmja ‘urë lidhëse’ për të shkuar në Çorovodë dhe Poliçan, rehabilitimi i këtij aksi lehtëson, afron dhe ndërlidh banorët e zonës, si dhe shkurton kohën e lëvizjes drejt këtyre qyteteve.

Ndërhyrja në infrastrukturë ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, rritjen e standardit dhe e bën më të prekshme zonën për turistët, kjo e fundit industria kryesore dhe gjithnjë e në rritje për qytetin.

Tv Klan