Rama publikon pamjet, si duket nga brenda spitali i ri i Fierit



Rama publikon pamjet, si duket nga brenda spitali i ri i Fierit

14:18 03/04/2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë pamjet nga ambientet e Spitalit të Ri Rajonal të Fierit, i cili pritet të hapet pas pak ditësh.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se më e mira do bëhet edhe demokratët “me punë e me durim dhe jo me gjumë”.

“Ja edhe hyrja e “stallës” që u verboi sytë e shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu… Mos u mërzisni miq, Shqipëria nuk ndalet dhe kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk ndalet. Më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj. Dhe do ta bëjmë ne, me punë e me durim, jo me gjumë e me llafe nëpër gjumë”, shkruan kryeministri.

Rama gjithashtu deklaroi se janë 424 aplikantë për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, i cili është drejt fundit dhe pritet të hapë dyert për pak ditë.

“424 aplikantë për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë mandatit të tretë”, deklaroi kryeministri në një tjetër postim të tij./tvklan.al







Të ngjashme