Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes tre foto diktuese, ka detajuar të gjitha lehtësimet që do të ndodhin në dy javët në vijim, të paralajmëruara një ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Por krahas kësaj, Rama ka theksuar se nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht, plani do të ndryshojë.

“Tre të hënat e ardhshme dhe lehtësimet e çdo jave pas tyre. Ky plan do të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht”.