Kryeministri: Investim fantastik dhe i shumëpritur

Një investim fantastik dhe të shumëpritur, e ka quajtur Kryeministri Edi Rama planin ambicioz të Emaar Group, për të kthyer Portin e Durrësit në një port turistik. Pamjet 3D të këtij projekti kreu i qeverisë i ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale, duke ftuar ndjekësit të shohin atë që e konsideron një shembull të thjeshtë, që janë dashur vite ta afrojnë kaq pranë.

“Prandaj mandati i tretë nuk është për mua, po është për ju”, shkruan Rama ndërsa tregon pamjet e jahteve dhe të hapësirave tregtare që planifikohen të investohen në Durrës, pjese e të cilave është edhe porti i përshtatur për jahte, rezidenca banimi të ulëta dhe disa ndërtesa të larta për shërbime hotelerie.

Negociatat zyrtare me Emaar Grup pritet të nisin në Mars, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe detajet e para se si do të jetë projekti.

Në portin Al Rashid marina është përshtatur për 500 varka dhe të njëjtat kapacitete mendohet të ketë dhe Porti i Durrësit. Vetëm gjatë periudhës së ndërtimit, Mohamed Alabbar mendon se do të krijohen 50 mijë vende të reja pune.

Tv Klan