45% më shumë në Qershor, 17.5% në Korrik

Edhe pse një pjesë e mirë e shqiptarëve pas heqjes se kufizimeve të pandemisë kanë zgjedhur të pushojnë jashtë, shifrat zyrtare flasin me një rritje të numrit të pushueseve në bregdetin e vendit tonë. Kjo për shkak të numrit të lartë të turistëve të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë verë, ku nuk përfshihen pushuesit nga Kosova të cilët pas marrëveshjes dypalëshe nuk regjistrohen kur hyjnë në vendin tonë.

Sipas shifrave, të nxjerra nga sistemi TIMS të bëra publike dhe nga Kryeministri Rama, gjatë muajit Qershor krahasur me 2021 ka patur 45 për qind më shumë të huaj që kanë pushuar në vendin tonë duke zgjedhur jo vetëm plazhet e jugut por dhe bregdetin e Durrësit dhe plazhet e Adriatikut në zonën veriore të Shëngjinit e Velipojës.

Rritje krahasuar me vitin e shkuar me afro 17.5 % ka pasur dhe Korriku. Plot 1 milionë e 4 mijë turistë janë regjistruar në Rinas dhe pikat e tjera kufitare të vendit që kanë hyrë në Shqipëri gjatë këtij muaji. Ndërsa vetëm në 7 ditët e para të Gushtit janë regjistruar afro 480 mijë turistë.

Në rritjen e shifrave të pushueseve në sektorin më të rëndësishëm për ekonominë e vendit, turizimit kanë ndikuar dhe shkrimeve shumë pozitive të mediave prestigjioze ndërkombëtare ku ftohen lexuesit për të zgjedhur Shqipërinë për të pushuar si një vend që nuk të ofron vetëm turizmin detar, por dhe atë malor në veri të vendit apo zonat arkeologjike e historike të mbrojtuara nga UNESCO.

Tv Klan