Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të xhiruar brenda spitaleve COVID. Në videon e publikuar nga Rama, shihet një pjesë e asaj që ndodh në spitalin COVID3, dhe sipas kreut të qeverisë ky spital ka kapacitetet e mjaftueshme.

MIRËMËNGJES 😊 dhe me Pjesën e Dytë të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid 3 këtë herë, ku mund të shihni realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, që fatmirësisht është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

Ndërkohë në intervistë është marrë dhe mjekja Arjana Strakosha, e cila shprehet se ka shtretër bosh dhe është alarm fals që nuk ka vende të lira për pacientët me COVID.

Pashë një alarm fals se nuk ka shtretër dhe se njerëzit shtrihen nëpër korridore. Nuk është e vërtetë sepse vetë ne të parët nuk do e lejojmë kurrë këtë dramë. Do kishim planet tona A B C D gjithmonë ka një skenar për të shërbyer popullit. Të sëmurët më rëndë shtrohen te COVID 1 kurse me stade të tjera kalojnë te COVID3“, u shpreh ajo.

Po ashtu gjatë videos së publikuar Rama, flasin dhe pacientët të cilët tregojnë se shërbimi në spitale është shumë mirë./tvklan.al