Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social në Facebook pritjen për darkën e shtruar nga kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez në muzen Prado.

“Madrid – Me krerët e vendeve të NATO-s në pritjen për darkën e punës së shtruar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në Muzeun e famshëm Prado”, ka shkruar Kryeministri Rama krahas videos.

Në samitin 2-ditor të NATO-s që po zhvillohet në Madrid të Spanjës, Shqipëria përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama që shoqërohet edhe nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Samiti vijon edhe të enjten ku Kryeministri Rama do të zhvillojë disa takime të tjera të rëndësishme./tvklan.al