112 familje do të akomodohen në 12 pallate të reja në Valias në Kamëz. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se në lagjen e re të Valiasit po kryhen punimet e fundit për të pritur këto familje.

“Mirëmëngjes dhe me një nga blloqet e lagjes së re të Valiasit në Kamëz, ku po kryhen punimet e fundit për të pritur 112 familje në 12 pallate, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./tvklan.al