Kryeministri Rama shprehu nga Durrësi edhe një herë vendosmërinë për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 Qershor. Ai theksoi se opozita po bën përpjekje të forta për bllokimin e negociatave. Rama komentoi edhe që e presidentit.

“Del Ilir Meta dhe thotë se pluralizmi është pjesëmarrja e shumë forcave dhe nuk mund të ketë zgjedhje me 1 kandidat nuk është pluralizmin. Kur shqiptarët kanë vendosur që të kenë pluralizëm kanë qenë në një mendje që populli zgjedh. Po përpiqen fort të bllokojnë negociatat. Po marrin peng vendin. Ata duan të vrasin veten politikisht për të vrarë këtë mundësi të madhe që i ka ardhur Shqipërisë. Duan ta marrin Shqipërinë në pengun e tyre”.

Rama foli edhe për përgjimet e gazetës Bild, duke akuzuar PD për sulmet ndaj kryebashkiakut të Durrësit, ndërkohë që vlerësoi punën që ai ka bërë për qytetin.

“Kush përpiqet sepse normalisht nuk ka asnjë rrugë tjetër se të shtojë baltën mbi Vangjushin dhe bashkinë nuk do që qytetarët që të kujtojnë diçka. Në Durrës Dako ka fituar kur në pushtet ishte Saliu me të gjithë skuadrën më të mirë që ka pasur PD-ja në historinë e saj dhe mekanizmat e saj që ju e dini si përdoreshin në kohën e tij. Njeriu dhe partia që mundën Saliun me Sokol Olldashin që ka qenë përfaqësuesi politik këtu, me Topallin dhe të tjerë kur ishin në pushtet, u dashka të blejë vota për të mundur Lulin me Gridën dhe Salianjin. Të kesh mundur Sokol Olldashin një nga figurat më të spikatura, orator dhe njeri i njohur për forcën e larmishme në fushatat elektorale dhe të akuzohesh se ke blerë vota për të mundur Bylykbashin. Durrësi do ta kujtojë me respekt dhe admirim periudhën kur Dako drejtoi bashkinë”.

Në zgjedhjet e 30 Qershorit, Partia Socialiste kandidon në Durrës, Valbona Sakon.

Tv Klan