Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër këtë të shtunë ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarë të ndryshëm.

Kreu i qeverisë tha se qeveria nuk ka shkop magjik, por duhet vazhduar me punën që është nisur. Ai theksoi se vetë hyn tek personat e pakënaqur pasi mendon se ka ende shumë punë të bërë.

Sipas Ramës ato që janë arritur bëjnë të kuptojmë se rruga që kemi marrë është drejtimi i duhur dhe duhet vazhduar në këtë mënyrë.   

“Qeveria nuk ka një shkop magjik ajo që na duhet është të punojmë pa u ndalur dhe të rezistojmë me durim përballë vështirësive, përballë pengesave të trashëguara apo përballë pengesave të papritura që na dalin, siç kanë qenë dy goditje të mëdha. Qoftë tërmeti, i cili na vuri përpara domosdoshmërisë për të shikuar shumëçka në aspektin e prioriteteve. Qoftë edhe pandemia që na vuri përpara sfidës së madhe të mbrojtjes së jetës dhe uljes maksimalisht të kostove të rënda në shëndetin e njerëzve.

Unë hyj tek të pakënaqurit  sepse mendoj se ka shumë për të bërë se koha nuk pret në sensin e viteve që kalojnë dhe se çfarë kemi bërë vlen vetëm për të kuptuar që rruga është e duhura, drejtimi është i duhuri dhe duhet vetëm të këmbëngulim dhe të vazhdojmë drejt”, tha Rama./tvklan.al