“Së shpejti një paketë të dytë mbështetëse për biznesin”

Akti normativ për qiratë e shtëpive dhe biznesit të vogël parashikon shtyrjen për 2 muaj dhe pagimin në mënyrë proporcionale pasi gjendja e fatkeqësisë natyrore të ketë përfunduar. Kryeministri ka shpjeguar në emisionin Opinion sesi shteti do të futet garant që kjo marrëdhënie mes palëve të funksionojë.

Rama tha se akti normativ parashikon dhe gjoba për qiradhënësit nëse nuk respektojnë këtë vendim. Ndërsa për pretendimet e opozitës se një paketë e tillë do të futë në konflikt qytetarët, Rama tha se nuk do të ndodhë.

Për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve edhe pas projektit të riatdhesimit ka këtë përgjigje. I prerë përsërit se nuk do të ketë asnjë plan për shtyrje apo falje të taksave.

Sa i takon numrit të të prekurve me Covid-19 duke iu referuar shifrave ai thotë se janë brenda skenarit të parë dhe optimist dhe shpjegon se përse nuk bëhen më shumë testime. Në këtë pikë përjashton çdo mundësi se ka fshehje të shifrave.

Rama tha se në varësi të shifrave do të shihet edhe mundësia e zgjerimit të liridaljes.

Tv Klan