Socialistet do të çelin fushatën e tyre elektorale ne 31 Maj në pallatin e Kongreseve. Përveç këtij lajmërimi Edi Rama ju ka kërkuar deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar e zhvilluar me dyer të mbyllura që mos të kenë asnjë dyshim për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

30 Qershori ka thënë ai nuk do të ndryshoje dhe këtë duhet t’ia transmetojnë të gjithë votueseve në zonat që përfaqësojnë. Në kushtet që pjesën më të madhe të zonave të tyre nuk do të kenë rival përballë, me shumë se për programin e tyre, kandidatëve socialistë për kryetar bashkie dhe deputetëve kryeministri ju kërkon të kujdesen qe t’ju shpalosin qytetarëve përmbajtjen e Kodit Penal në nenet ku parashikohet ndëshkimi për krimet elektorale. Ashtu si në takimin e të shtunës me 61 kandidatët, ju kërkon të dokumentojnë me foto e video çdo shkelje në çdo qendër votimi.

Ne takimin e përjavshëm të portalit të bashkëqeverisjes, kryeministri flet për 30 Qershorin si një datë kur edhe problematikat që hasin qytetarët në sportelet e bashkive do të trajtohen me tjetër qasje.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe është po aq e rëndësishme të nënvizohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen, por bëhen për ata që zgjedhin. Dhe ata që zgjedhin më 30 Qershor, ndër të tjera do të zgjedhin edhe për të pasur akses të drejtpërdrejtë si qytetarë tek çdo kryetar bashkie për të cilin kanë dhënë ose nuk kanë dhënë votën e tyre, por që më votën e qytetarëve do të jetë në detyrë për 4 vitet e ardhshme.

Sipas kryeministrit, aktualisht nga portali i bashkëqeverisjes janë trajtuar rreth 35 mijë ankesa.

Tv Klan