“E dimë atë që bëjmë, nuk do të biem në kurthin e euforisë”

Kryeministri Rama ka reaguar për krahasimet me vendet e tjera për masat e pandemisë, duke kujtuar se vendi ynë gjendet në një situatë të favorshme edhe në krahasim me vendet europiane.

“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë”, ka shkruar kryeministri në një reagim në rrjetet sociale./tvklan.al