Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së biznesve në Vlorë, të cilat kërkojnë të zgjatet fasha e orarit për muzikën.

Në rrjetet sociale, Kryeministri shkruan se bizneset në Lungomare nuk kanë muzikë, por ndotje akustike.

“Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit”.

Pavarësisht se sot kanë mbyllur aktivitetin rreth 90 biznese në zonën e Lungomares në shenjë protestë kundër orarit për muzikën, Rama duket i vendosur për të lënë në fuqi masat e qeverisë.

“Siç është lajmëruar, nga data 20 Korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”. /tvklan.al