“Rritje pagash për bluzat e bardha dhe autonomi spitalore”

Edi Rama është i bindur se do të jetë qeveria e tij ajo që do të dal nga vota e 25 Prillit që do të vijojë reformën në sistemin shëndetësor që do të nis me një rritje të re të pagave për bluzat e bardha, dhe që do ju jap autonomi spitaleve.

“40% rritje në vitet e ardhshme plus autonomia do ju jap mundësi si në Turqinë për paga më të larta”.

Rama dhe Manastriliu që inspektuan spitalin e ri të Pediatrisë në QSUT, premtojnë të tjera investime edhe pse thonë që çka është bërë në 8 vite i ka sjellë standardet spitalore të ngjashme me ato europiane.

Pjese e stafit mjekësore të Pediatrisë është dhe ish-ministrja e Shëndetësisë në kohën e qeverisë Berisha, Anila Godo për të cilën por dhe për prindërit e saj Rama nuk i kursen vlerësimet.

“Nila me atë prejardhje që ka është dhe 10 vite këtu, çfarë pensioni, ajo jo vetëm Godo por dhe Vrion. Se ai ishte burrë i mençur dhe e mori gjysmën e tij 1 të plotë”.

Faza e dytë e investimit pas përfundimit të godinës, do të jetë vendosja e pajisjeve mjekësore.

Tv Klan