Përpara simpatizantëve dhe anëtarëve të Korçës Kryeministri Edi Rama bëri një panoramë të gjatë të reformave të ndërmarra prej qeverisë së tij në këta dy vite e gjysmë. Ai tha se megjithë hapat e hedhura në fushën si mjekësia, arsimi, rendi ka ende të pakënaqur dhe një prej tyre ishte vetë ai.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë:

Nëse dikujt i dukem i kënaur në ato që them,e siguroj se për sa kohë të jem në këtë detyrë, do këtë njerëz që do të jenë pa punë,do ketë njerz që kanë halle e për sa kohe kë njerez të tillë unë asnjëherë nuk do të jem i kenaqur nga detyra ime.

Përpara socialisteve të Korçës Rama u është përgjigjur kritikëve brenda dhe jashtë partisë së tij.

Edi Rama, Kryeminsitër I Shqipërisë:

Gjyfnaqarët  që na sulmojnë përditë dhe që gjejne arsye per te na përbaltur.Kështu që meqë disa u mërzitën se unë e shkruajta tani po e them dhe me zë: Qentë le të lehin, karvani shkon përpara.

Projktet për qytetin e fëmijëve dhe transformimin e Voskopojës, janë dy nga projektet me financim të qeverisë shqiptare që nisin këtë vit për qytetin e Korçës.

Tv Klan