Ndërsa studentët vazhdojnë protestën përpara Parlamentit, Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga thirrja e tij për të dialoguar. Rama shkruan se nëse refuzojnë në kor dialogun, kjo është një dobësi e studentëve.

Kreu i qeverisë shkruan se është me studentët dhe është në pritje të tyre.

Reagimi i Twitter:

Miq!Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres🤗 /tvklan.al