Kryeministri Edi Rama pritet të dalë në orën 15:00 në një konferencë për mediat me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, pas raportit pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se rekomandimi pa kushte i KE, do të thotë se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kërkesat.

“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE”, shkruan Kryeministri Edi Rama.