Rama replikon me Bashën për përmbytjet: E bëtë komerdare edhe Nusretin me Tiren



Rama replikon me Bashën për përmbytjet: E bëtë komerdare edhe Nusretin me Tiren

13:58 15/01/2021

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur menjëherë kryedemokratit Lulzim Basha pas deklaratave të këtij të fundit, që shumë familje vijojnë të jenë nën ujë për shkak të përmbytjeve nga reshjet.

Në një reagim në Twitter, Rama ka ironizuar këtë deklaratë, duke thënë se nën ujë është opozita dhe kërkon të gjejë shpëtim.

“Qindra mijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë”, ka shkruar Kryeministri Rama. /tvklan.al






Të ngjashme