“Falë kanalizimeve, uji u tërhoq më shpejt”

Për Kryeministrin Edi Rama reshjet e javës së shkuar ishin testi më i mirë se investimet e kryera jo vetëm në Vlorë, por kudo në Shqipëri në këto vite kanë qenë të duhurat dhe kanë funksionuar.

Sipas tij prezenca e ujit në disa nga rrugët e Vlorës ishte pasojë mosmbylljes së të gjithë ciklit të investimeve në kanalizime që po kryhet në qendrën e Vlorës dhe jo për shkak të cilësisë së keqe të tyre.

Pas Vlorës, ai vizitoi edhe Novoselën një nga vatrat e përhershme të përmbytjeve në vend, e cila sipas Ramës po i reziston përmbytjeve pikërisht falë punës së bërë me zhbllokimin e kanaleve kryesore.

Kreu i qeverisë kërkoi nga kryebashkiaku i Vlorës që të parashikojë një projekt edhe për rikonstruksionin e urës së vjetër të Mifolit.

Tv Klan