Kryeministri Edi Rama u bëri sot një apel të gjithë qytetarëve që ankohen për ashpërsimin e masave kundër përhapjes së koronavirsuit se përveç izolimit nuk ka asnjë ilaç tjetër.

Rama tha se askush nuk e di kur do të përfundojë kjo gjendje. 

Në mesazhin e tij të kësaj fundjave e cila do të paralizojë cdo lëvizje dhe aktivitet në vend deri mëngjesin e të hënës, kryeministri zgjodhi ti përgjigjej akuzave të shumta që i vijnë për ashpërsimin e masave të ndërmarra.

E vetmja mënyrë për t’ia dalë Rama thotë se është të rezistojmë duke qëndruar në shtëpi dhe respektuar masat anti-Covid-19.

Nëse kurba e të prekurve nuk ka ardhur në rritje shqetësuese sic po ndodh në vendet fqinje thotë se është pikërisht për shkak të masave të marra nga qeveria.

Ata që ende se kanë marrë seriozisht rrezikun që i kanoset jetës së tyre por dhe të gjithë sistemit shëndetësor i kujton Italinë ku është kolapsuar i gjithë veriu i vendit për shkak të mbingarkesës në spitalit i papërballueshëm nga stafet mjekësore.

Tv Klan