Kreu i qeverisë inspekton punimet në Kavajë

Pasditen e së enjtes Kryeministri Edi Rama e kaloi në Kavajë ku pa nga afër punimet që po kryhen për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i Nëntorit të kaluar.

Premtimin se vitin e ri do ta presin në banesat e reja e ripërsëriti edhe përpara banorëve që takoi.

Arben Ahmetaj: “Në pjesën fushore janë rreth 50 z.Kryeministër ndërsa në pjesën malorë të komunave janë edhe 60 të tjera që do të konsiderohen edhe për pagesë direkte për familjet e dëmtuara. 1000 njësi individuale do të përfundojnë përpara vitit të ri pjesa tjetër do të vazhdojë deri në Maj”.

Kryeministri Rama: “E rëndësishme është që jemi në rrugë të mbarë, vetëm të punohet”.

Gjatë takimeve me banorët Rama thumboi edhe opozitën. 

Qytetari: Shkolla po, spitale po, gjithçka perfekt.

Kryeministri Rama: Po pra po, po, shyqyr që na doli një demokrat që i numëron tamam. Shkolla po, spitale po, gjithçka po. Shyqyr që na doli një demokrat që i numëron tamam. Shyqyr që nuk harrove ndonjë. Partia s’është mirë ë? Avash avash, ka kohë, ka kohë. Hajt mirupafshim.

Më herët Kryeministri ishte në Rrogozhinë ku vizitoi shkollën e mesme të bashkuar dhe një kopësht për fëmijë, të cilat pas dëmeve të mëdha nga tërmeti janë rindërtuar plotësisht.

Tv Klan