Krah homologut holandez Mark Rutte, Kryeministri Edi Rama ripërsëriti qëndrimi e tij se propozimi i ri francez është i duhuri dhe se shpreson që Maqedonia e Veriut ta pranojë atë. Në të kundërt kreu i qeverisë shqiptare tha se përpara mund të ketë edhe shumë vite të tjera pritje.  

“Dua të përfitoj nga ky rast për të thënë se Macron, Michel dhe Mark kanë punuar 48 orë për të arritur një propozim final që trajtonte shqetësimet që kishte RMV, lidhur me propozimin e mëparshëm francez. Kështu që propozimi përfundimtar tashmë, është një propozim i ri që është rezultat i punës së madhe të Presidentit francez, të Charles Michel, presidentit të Këshillit Europian, dhe po kështu të Markut që i dha një shtysë. Sepse është shumë e rëndësishme që të kuptohej edhe nga ana bullgare që të shkohej në këtë drejtim.

Do të ishte për të ardhur keq nëse kjo do ta haste pengesa diku, nesër në qeveri me shpresë do të merret një vendim, e më pas parlamenti do të bëjë punën e vet. Sepse nëse jo, më vjen keq ta them, dhe dua që ta dinë, mund të ketë edhe shumë vite të tjera pritje sepse askush nuk do dojë që të shkojë sërish pas, të rihapë pas gjërat”./tvklan.al