Vendi rrezikon një mbyllje të dytë për shkak të pandemisë. Këtë gjë e konfirmoi kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan këtë të enjte. Kreu i qeverisë ishte përballë një paneli analistësh ku tha se për ta shmangur këtë duhet që të respektojmë masat e vendosura nga qeveria.

Kreu i qeverisë deklaroi se deri më tani ka akoma kapacitete të lira në spitale. Rama u shpreh se strategjia për vjeshtë-dimrin ka qenë në tavolinën e tij që prej Qershorit.

Lorenc Vangjeli: Nga shumë ekspertë thuhet që nga pikëpamja e pandemisë, dimri do të jetë edhe më i vështirë. Cilat janë skenarët më të këqinj që ju prezanton ju komiteti i politikave dhe cila është vija e kuqe që mund të mbajë sistemi. Aktualisht janë mbi 250 e ca të hospitalizuar.

Edi Rama: Jemi shumë larg kapaciteteve tona të plota. Kemi akoma kapacitete të lira.

Lorenc Vangjeli: Deri kur mendoni se mund të shkojë skenari?

Edi Rama: Nuk mendoj asgjë, ndjek raportimet e ekspertëve dhe autoriteteve të shëndetësisë dhe di që nga pikëpamja e përgatitjes dhe jemi të përgatitur për skenarin e vjeshtë-dimrit me kohë dhe strategjia e vjeshtë-dimrit është në tavolinën time që në Qershor.

Lorenc Vangjeli: U mbyllëm në pranverë në shifra  më të ulëta. A rrezikojmë një mbyllje të dytë?

Edi Rama: Rrezikojmë, patjetër.

Lorenc Vangjeli: Çfarë duhet të bëjmë?

Edi Rama: Ta mbajmë maskën kudo, brenda dhe jashtë. Duhet të respektojmë të mbajmë maska, nuk duhet të mblidhemi për të protestuar për muzikë dhe duhet të japë secili kontributin e vet. /tvklan.al