Kush cënon dhe

abuzon me sigurinë ushqimore nuk do të ketë asnjë tolerim. Kryeministri ka përsëritur

se ndryshimet në Kodin Penal që priten të miratohen në parlament brenda këtij

sesioni ka parashikuar masa drastike ndëshkimi për abuzuesit.

“ Ne kalojmë

Kodin Penal në Parlament këtë sesion, me masa shumë drastike për sigurinë

ushqimore. Do të goditen shumë rëndë të gjithë ata që abuzojnë dhe nga ana

tjetër duhet tu japim edhe mundësinë që të gjykohen në mënyrë të pakontestueshme

nga pikëpamja shkencore”.

Gjatë vizitës në një

fabrikë farmaceutike që i shtohet tregut vendas të prodhimit të barnave

kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë vlerësuan këtë investim prej 20

milionë Eurosh si vlere te shtuar për tregun farmaceutik ndërsa sipas tyre

fabrika e 7 e barnave ne vend do te ndikoje dhe për uljen e çmimit te ilaçeve që

tregtohen në vend.

“Ne kemi një treg

rreth 199 milion euro në vit, ndërkohë që tregtojmë nga prodhimi vendas 22

milion euro. Kompani të tilla janë një vlerë e shtuar jo vetëm për nga

pikëpamja e alternativave që ato do krijojnë në tregun vendas, por gjithashtu

edhe sa i përket tregut të huaj, sepse do të vijë në kosto më të ulëta”.

Rama lajmëron se është duke u vlerësuar mundësia nga  qeveria për një bashkëpunimi mes kësaj kompanie dhe Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në mënyrë që të gjitha produktet ushqimore të prodhuara në vend të marrin vulën e cilësisë dhe të sigurisë nga ky laborator modern. 

Tv Klan