Gjatë një fjale të mbajtur në Kuvend, Kryeministri Rama pranoi se reforma në sistemin energjitik nuk mund të bëhet me rritjen e çmimit të energjisë ndërsa pohoi se do të hiqet fasha prej 300 kW që deri tani ishte konsideruar si mënyrë për mbrojtjen e konsumatorëve.
Kryeministri tha se qeveria do të mbështesë familjet në nevojë dhe shtresën e pensionistëve të cilët nuk arrijnë ta paguajnë detyrimin që do të vijë nga heqja e fashës së 300 kW.