Në një takim me 20 eksportuesit më të mëdhenj në vend, kryeministri është shfaqur optimist në parashikimin që i bën rritjes ekonomike  për 2016.

Rama u shfaq i vetëdijshëm për vështirësitë që hasin eksportet për shkak dhe të çmimeve të ulëta që po përjetojnë tregjet europiane por i siguron sipërmarrësit vendas që do t’u heqë një barrë shumë të madhe që kanë mbajtur deri më tani, tmerrin e kontrolleve abuzive të tatimoreve.

Kryeministri foli dhe për rritje të eksporteve, që sipas tij janë në shifra shumë më të larta dhe se të gjithë vendet e rajonit, duke nënvizuar se eksportet drejt Kosovës janë në nivelin e tyre më të lartë të arritur ndonjëherë.

Tv Klan