Kryeministri Edi Rama i ka dërguar sërish sot Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dekretin për emërimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Në një postim në Twitter, Rama thotë se bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Edhe një ditë më parë Rama u shpreh se nuk do tërhiqet nga beteja me kreun e shtetit dhe se do t’i japë edhe 7 ditë kohë Presidentit të reflektojë për kandidaturën e Lleshit që sipas kryeministrit i ka të gjitha atributet.

Do i japim mundësinë Presidentit që të futet në binarët e Kushtetutës dhe që ky precedent të mos krijohet më

” – ka theksuar kryeministri duke paralajmëruar dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese që ajo ta shqyrtojë kur të jetë funksionale.

Tv Klan