Ish – Kancelari gjerman, Gerhard Schröder sheh si një problem që investitorët e huaj ngurrojnë të investojnë në Shqipëri, sistemin gjyqësor, korrupsionin dhe zvarritjen e proceseve.

Në një forum biznesi të organizuar me përfaqësues shqiptarë dhe gjermanë, ish – Kancelari e sheh zbatimin e Reformës në Drejtësi, jo vetëm si mundësi për të afruar integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe për ta bërë vendin më tërheqës për investimet e huaja.

Schröder mendon se me kapacitetet që ka vendi ynë mund të përfitojë nga sektori i turizmit për të zhvilluar ekonominë, sigurisht nëse qeveria do të zbatontë politikat e duhura në këtë drejtim.

Ndërsa Kryeministri Rama renditi gjithë reformat që qeveria ka ndërmarrë dhe shfrytëzoi rastin për t’iu përgjigjur akuzave që vijnë në adresë të qeverisë së tij, si për marrëdhëniet me investitorët, ashtu dhe atë me qytetarët.

Ish – Kancelari Schröder u shpreh optimist për një progres – raport pozitiv për Shqipërinë dhe tha se optimizmin e tij e bazon tek informacionet që qarkullojnë në korridoret e Komisionit Europian.

Tv Klan