Edi Rama përsëriti dhe në “Opinion” se data zgjedhjeve të 30 Qershorit nuk ka asnjë shans të ndryshojë.

“Sa shanse ka që të fiket ‘Opinioni’, aq ka të shtyhen zgjedhjet”.

Me bindje thotë se në 30 Qershor nuk do të ketë përplasje civile.

“Perveç ndonjë tek-tuk, s’do të ketë asgjë tjetër”.

Ironizon vendimin e opozitës për t’u përfaqësuar në KZAZ.

“Duhet test psikologjik”.

Thotë se nuk ka asnjë plan për t’u dorëhequr, por nëse do të ndodhte, ai thotë se më parë duhet të puqen disa kushte.

Pranon sfidën që ish-Kryeministri Berisha i bëri live përmes një SMS, por sfidës i përgjigjet me një tjetër sfidë për atë, Bashën dhe familjen e Presidentit Meta.

“Të pranojnë të bëjnë Vettingun e pasurisë”.

Shkrimin e ‘Bild’, ndryshe nga deputetja e tij Gjylameti, nuk e sheh si shkrim të sponsorizuar nga opozita por të pabesueshëm për shkak të burimeve që iu është referuar.

“I tërhoqa vërejtje dhe Blerinës”.

Sa i takon përplasjes me Kryeministrin e Kosovës, sqaron përse ka mbështetur propozimin e bërë nga Merkel dhe Macron”.

Tv Klan