Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish sot Europën lidhur me çështjen e shpërndarjes së vaksinave.

 Kreu i qeverisë u shpreh se BE izoloi Ballkanin Perëndimor për vaksinat dhe shtoi se Shqipërisë iu desh që të merrte vendimet e saj për të gjetur vaksinat. Rama tregoi se Shqipëria ka kontratë për të marrë vaksina Sinovac, por sqaroi se nuk janë marrë nga Kina.

Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhet të bënim veprimet tona dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina, por e kemi marrë nga kompania që bën shpërndarjen në Turqi“, tha Rama.

Këto deklarata të Ramës janë bërë në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian në Itali./tvklan.al