Kryeministri Edi Rama ka përsëritur për herë të dytë thirrjen ndaj opozitës jashtëparlamentare PD-LSI për t’u ulur në Tryezën e Këshillt Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese për listat e hapura.

Rama i bën thirrje opozitës që të pranojë këtë realitet dhe të mos kushtëzojë Këshillin Politik.

“Miqtë jashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon”.

Partia Socialiste ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik sot në orën 17:00. /tvklan.al