Kryeministri Edi Rama, duke drejtuar mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist, deklaroi se mesazhi kryesor i marrë pas takimeve zyrtare në Washington ishte realizimi i Reformës në Drejtësi.

Sipas Kryeministrit, takimi me Presidentin Obama dhe Zv/Presidentin Biden ishin shprehje e mbështetjes së SHBA për reformat e ndërmarra nga qeveria.

Rama shtoi se një tjetër tregues i partneritetit me Shtetet e Bashkuara ishte edhe marrëveshja e firmosur mes Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreut të FBI.

Në pjesën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Grupi Parlamentar i Socialistëve është njoftuar për mbledhjen e Asamblesë, të shtunën e 23 Prillit. Në të pritet të votohet kryesia e re, Sekretari i Përgjithshëm dhe ai Organizativ.

Erjon Todhe/Tv Klan