“Do të kemi një bum vizitorësh nga Kina pas dakordësimit të marrëveshjes”

Shengeni ballkanik do të shërbejë jo vetëm për marrëdhëniet mes vendeve të këtij gadishulli, por sipas kryeministrit Edi Rama do të ndikojë edhe në afrimin e turistëve të huaj. Në një ceremoni me rastin e 70 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë, kreu ynë i qeverisë tha se turistët nga ky vend do të kenë lehtësi hyrëse në shtetet pjesë të Shengenit.

“Me çuarjen para të marrëveshjes së Shengenit Ballkanik ne besojmë se vitin tjetër do të kemi një bum turistësh kinezë, pasi në muajt në vijim do të dakordësojmë se për kinezët nuk do të jetë e nevojshme që të kenë më shumë se një pikë hyrëse në sensin e dokumentacionit dhe praktikisht në të gjithë zonën ku do të funksionojë marrëveshja do të jetë e mundur të lëviznin pa viza”, tha Rama.

Kreu i qeverisë vlerësoi Kinën si partnerin tregtar më të rëndësishëm për Shqipërinë, pas Bashkimit Europian.

Tv Klan