Burime të

ABC News 

thonë se anëtarët e qeverisë në Bordin e Administrimit të Universiteteve mund të shkarkohen nga detyra. Bordet e Administrimit të Universiteteve është një nga kërkesat e studentëve, të cilët kërkojnë më shumë përfaqësim për ta.

Gjatë paradites së sotme, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është filmuar nga kamerat e ABC News duke dalë nga Kryeministria, por nuk ka një njoftim zyrtar nëse ishte takuar me kreun e qeverisë.

Protestat e studentëve vijojnë prej më shumë se një jave. Që prej ditës së djeshme, kur përfundoi edhe afati që i ishte lënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave, një pjesë e studentëve protestojnë përpara Kryeministrisë, kurse të tjerë vijojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit.

Në dialogun në Facebook që Kryeministri Rama bëri me studentët dy ditë më parë, u shpreh i gatshëm për të shkarkuar të gjithë anëtarët e qeverisë që ndodhen në Bordet e Universiteteve, duke u propozuar studentëve që të caktojnë përfaqësuesit e tyre.

Studentë, zgjidheni vetë anëtarin e

B

ordit të

A

dministrimit  në

U

niversitete dhe qeveria është gati t

ua miratojë.

Jam i gatshëm dhe pres të më sillni një emër për të krijuar një bord administrativ, si të dëshironi ju dhe kë emër të vendosni ju

“,

u shpreh Kryeministri Edi Rama më 10 Dhjetor.

Për ta realizuar këtë dhe pikat e tjera të kërkesave të tyre, Rama kërkoi dialog dhe takim me studentët. Këta të fundit e kanë refuzuar vazhdimisht dhe kërkojnë vetëm plotësimin e kërkesave të tyre pa asnjë dialog.

Ndërkohë, Kryeministria ka reaguar për këtë çështje duke thënë se

“Kryeministri Rama, rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin”.

 tvklan.al