Ankesa e një qytetari në platformën e bashkëqeverisjes i ka kushtuar vendin e punës kreut të Hipotekës së Fierit.

Ankesa Kryeministri thotë se ka dhe për kryebashkiakët, pa e specifikuar kujt kahu i përkasin. Ata nuk i përgjigjen koordinatorëve të platformës së bashkëqeverisës për t’i dhënë zgjidhje ankesave që kanë lidhje me pushtetin lokal.

Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e portalit Shqipëria që Duam, Kryeministri thotë se qytetarët janë sensibilizuar se kjo platformë është rruga e shkurtër për të zgjidhur problemet që hasin në sportelet publike, por dhe rruga më e mirë që qeveria të reformojë administratën.

Largimin e politikës nga administrata kreu i qeverisë e theksoi edhe në një takim me mësuesit ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta në Elbasan.

Opozita kishte organizuar një protestë në rrugët e Elbasanit për Kryeministrin, i cili gjeti një mënyrë për t’u kthyer përgjigje.

Tv Klan