Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një komunikim virtual me qytetarët nga rubrika Sy m’sy, është shprehur se reforma në drejtësi ka ardhur për Partosë Socialiste, e se opozita aktuale nuk do mund ta bëntë asnjëherë.
Sipas tij, “shpata e drejtësisë” ndodhej në zyrën e Kryeministrisë që nga viti 1912, kur u shpall pavarësia në Shqipëri, për të qëndruar aty deri para se të vinte Partia Socialiste në qeverisje.
Rama u shpreh se falë kësaj drejtësie të re, Kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani, mund të kryejë detyrën e tij hetuese pa u ndikuar politikisht.
“E solli Zoti këtë ditë vet pa ndihmën tonë? E solli Amerika me aeroplan këtë ditë apo e solli BE me anije se Amerika dhe BE aty kanë qenë që në ’91 dhe ti jo vetëm që nuk ke parë kurrë në jetën tende një ministër apo një kryetar bashkie, domethënë nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin apo qoftë dhe kriminelë të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë por ti ke parë gjëra krejt të kundërta me këtë.
Ti ke parë për shembull qeverinë, kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritareve janë vrarë njerëz të pafajshëm, qytetarë që erdhën të protestojnë këtu poshtë dritares dhe dritaret e kësaj godine që është kryeministria. U bë në frëngji nga ku dolën pushkët e shtetit. I ke parë, qeveri që hedhin në erë zona të banuara dhe vrasin njerëz dhe plagosin njerëz dhe shkatërrojnë prina ke parë? Jo në film jo, në realitet këtu në Tiranë apo se ke pasur mendjen?
Nuk u ka hyrë gjembë në këmbë. Jo nuk iu ka hyrë gjembë në këmbë se nuk po shkoj me tutje, që ke pasur ti këtu dhe duhet të kesh parë këtu në Tiranë President që kanë hedhur Shqipërinë në humnerë, kanë provokuar vrasjen e 4000 njerëzve duke nxitur popullin që të shkojnë të fusin lekët në piramida por nuk po të çoj deri atje. Nuk po çoj as kur vinin me armë edhe me ato mortajat që mbahen në krahë këtu para kryeministrisë për të marrë pushtetin ca honxho-bonxho që sot duan të bëjnë Shqipërinë Madhështore.
Asnjëherë nuk ke parë ama një Prokuror që ti thërrasë këta e ti thotë ‘que vadis domine”, deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar ti Fadil se me siguri e ke dëgjuar. E ke dëgjuar para 10 vitesh, para 15 vjetësh apo para 20 vjetësh? E di ti që Altin Dumani ka qenë Prokuror në detyrë në ato vite që unë po flas po ti s’ia ke dëgjuar emrin. Prokuror i zoti, i përkushtuar, i ndershëm patjetër, i vendosur por s’ka thirrur ndonjëherë ndonjë që ti thotë hajde këtu ti si i vrave ti 4 veta? Sepse nuk e kishte shpatën, ça të thërriste, kë të thërriste. Madje, shefja e madhe e Altin Dumanit ishte Prokurore e Përgjithshme, vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie dhe i tha: Hajdeni t’iu pyes ca ndodhi? U gjend në pozitën që të shofi kryeministrin në televizor që i thotë popullit “që ajo është një lavire”. Më përfytyron dot ti mua Fadil që të dal dhe të them kush vjen të protestoi këtu poshtë penxheres “do ta vras” dhe më përfytyron që ta vras vërtetë dhe e përfytyron ti sot që të dali të çoi letra Altin Dumani për të thirrur, për të kërkuar llogari për këtë punë dhe unë të dal në televizor e ti them popullit që ai është një lavire.
Në asnjë mënyrë, janë të paimagjinueshme. Po e di pse janë të paimagjinueshme? Sepse ky që shef ti këtu bashkë me atë Partinë Socialiste që sipas teje s’duhet me i fol, e kanë sjell ditën për shqiptarë, që shqiptarët se kanë parë që nga 1912, sepse ne kemi dorëzuar tek drejtësia shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë. E ka ajo zonja e drejtësisë. E keni parë atë statujën e drejtësisë, e kam nxjerrë unë herë pas herë. E ka shpatën ajo në dorë, ka dhe një peshore, ka dhe sytë e mbyllur, që të mos shofi kush je hiç. Po vetëm të gjykojë ca ke bërë. Po ajo shpata ishte këtu te zyra ime, ishte e trashëguar që nga 1912, njëri pas tjetrit. Mbretëria, diktatura, demokratura, dhe përdorej ajo shpata sipas nevojave orekseve të kësaj zyre këtu. Prandaj Shqipëria të burgosurin e fundit politik e ka në demokraci, Fatos Nanon. E njeh Fatos Nanon, Fadil? Ke dëgjuar ndonjëherë? U fut në burg me urdhër nga i pari.
Sot këto janë të paimagjinueshme. Por pse janë të paimagjinueshme? Sepse ajo që kam bërë unë më Partinë Socialiste është e paimagjinueshme. Nëse sot ka një SPAK dhe nëse sot ka një Altin Dumani që meriton respekt dhe solidaritet për të gjithë ato sulme barbare që i bërë atij dhe familjes. Kjo ndodh sepse sot ka një drejtësi të pavarur nga pushteti politik, për asnjë arsye tjetër. Drejtësinë e pavarur nga pushteti politik e solli në këtë vend Partia Socialiste e Shqipërisë me mua në krye. Nëse ne e hodhëm këtë hap, ose më saktë i hymë detit në këmbë, ti mendon që nuk e dinim, që një drejtësi e pavarur do të godiste edhe brenda nesh? Më ke dëgjuar kur kam thënë, duam një drejtësi që të mos shohim majtas, djathtas, ku të shohim vetëm drejt dhe të godasi majtas dhe djathtas?”, tha Rama
/tvklan.al