Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë duke postuar disa foto nga rruga e re Gusmar-Kuç që siç thotë ai po shkon drejt përfundimit.

Sipas kreut të qeverisë, kjo rrugë do të sjellë një ofertë të re për turistët dhe një perspektivë të zonën.

“Mirëmëngjes dhe këto foto të rrugës Gusmar-Kuç drejt përfundimit, që do jetë një ofertë e re për turistët dhe një perspektivë për të gjithë zonën, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama./tvklan.al