Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga aeroporti i Kukësit.

Kreu i qeverisë ka zbuluar edhe emrin që do të mbajë aeroporti më i ri në Shqipëri. Po ashtu ai nuk ka kursyer ironitë me kritikët në lidhje me këtë projekt.

“LIVE 3D, Aeroporti Ndërkombëtar Zayed – Flatrat e Veriut”, shkruan kryeministri.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar pak ditë më parë që fluturimi i parë, që pritet që të jetë nga Londra, do të bëhet në 18 Prill./tvklan.al