Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga natyra në Nivicë. Kreu i qeverisë thotë se qytetarët mund të eksplorojnë malësinë e jugut të Shqipërisë në stilin safari përmes një ekoresorti unikal që është ngritur aty. Rama thotë se investimi në majat e Kurveleshit është një investim suedez.

“Dhe me natyrën magjike të Nivicës, ku mund të eksploroni malësinë e jugut të Shqipërisë në stilin safari përmes ekoresortit unikal të Camp Nivica, një investim suedez mes majave të Kurveleshit, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama./tvklan.al