Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë duke postuar disa pamje nga shkolla e re “Vaçe Zela” që po ndërtohet në kryeqytet. Kreu i qeverisë bën me dije se atje do të mësojnë 1500 fëmijë, ndërsa shkolla është një “tjetër shëmbëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë”.

“Mirëmëngjes dhe me shkollën e re “Vaçe Zela” në kryeqytet, një tjetër shëmbëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë, e cila po merr formë ditë pas dite, për të pritur 1500 fëmijë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /tvklan.al