Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video duke shpjeguar edhe se çfarë është “bufi i kënetës”.
Këtë togfjalësh kreu i qeverisë e ka përdorur shpesh ditët e fundit, duke iu referuar në këtë mënyrë kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
““Bufi i kënetës” është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, tha kryeministri Edi Rama./tvklan.al