“Ofertë të fuqishme për opozitën nëse bashkëpunon”

Kryeministri Edi Rama thotë se mbajtja e shumicës së ministrave të kabinetit të kaluar edhe për mandatin e tretë nuk lidhet me reformimin që pritet të pësojë Partia Socialiste.

Në emisionin Opinion, Rama shpjegoi edhe ndarjen që u janë bërë tashmë detyrave në selinë rozë.

Rama ftoi sërish opozitën për bashkëpunim ku tha se ishte gati të bënte një ofertë për të.

Konfirmoi se ndarja me Presidentin Meta është e pakthyeshme edhe pse do të shkojë me kabinetin qeveritar të betohet në zyrën e tij.

Rama tha se nuk ka përplasje me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por e ftoi qeverinë e Prishtinës që të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Tv Klan