Në intervistën e tij të parë pas marrjes së mandatit të tretë, Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte në “Opinion” se shpreson që Partia Demokratike t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve të cilat i konsideroi si humbjen e pestë radhazi të opozitës.

Edi Rama: Unë shpresoj që të njohë rezultatin sepse është humbja e 5 radhazi.

Si e pesta?

Edi Rama: Po e pesta.

Mos po llogarit edhe ato dy që ke nga pas?

Edi Rama: Zotëri, 2013-ta, 2015-ta.

Ah fut edhe zgjedhjet lokale…

Edi Rama: Po patjetër, është e pesta radhazi dhe është e njëjta muzikë. Nuk mundet dot, është katastrofa e PD.

Nuk besoj se fut edhe 2019-n në këtë pesëshe?

Edi Rama: I fus të gjitha, po patjetër,

Ajo nuk ishte.

Edi Rama: Po patjetër dështim është ai./tvklan.al